As Kloppi nuk besonte në rikthimin ndaj Barcelonës

As Kloppi nuk besonte në rikthimin ndaj Barcelonës

Sport May 26, 2019 - 15:33
Detajet

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane e ka pranuar se as trajneri Jurgen Klopp nuk e kishte besuar rikthimin ndaj Barcelonës dhe kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

Gjiganti anglez ishte mposhtur 3:0 nga Barcelona në ndeshjen e parë gjysmëfinale në “Camp Nou”, derisa arriti të bëjë mrekullinë duke fituar 4:0 në ndeshjen e kthimit në “Anfield” për të siguruar finalen e kompeticionit më prestigjioz evropian për klube.

“Para ndeshjes, unë kurrë nuk e kisha parë trajnerin në gjendje të tillë. Kloppi na inkurajoi neve, por sinqerisht, as ai nuk besoi”, deklaroi Mane.

“Ai është i jashtëzakonshëm, ai të bën të duash të luftosh për të dhe të japësh gjithçka për të”, shtoi ai./Zëri