FIBA-Europe zgjodhi kryetarin, dëshpërohet serbi

FIBA-Europe zgjodhi kryetarin, dëshpërohet serbi

Sport May 26, 2019 - 15:33
Detajet

Në Munih të Gjermanisë u mbajt Asambleja e Përgjithshme e FIBA-Europe, në të cilën u zgjodh edhe presidenti. Në të vërtetë këtë organizatën më të madhe të basketbollit në Evropë, për një mandat të ri pesëvjeçar do ta drejtojë turku, Turgay Demirel, shkruan zeri.info.

Kandidat për të parin e basketbollit evropian, pos Demirelit. ishin edhe ish-nënkryetari i FIBA-Europe, belgu Cyriel Coomans dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Basketbollit të Serbisë, Dejan Tomasevic.

Në fund FIBA-Europe zgjodhi edhe 23 anëtarë të Bordit, të cilët janë: Nastassia Marynina (BLR), Georgi Glushkov (BUL), Stojan Vrankovic (CRO), Athos Antoniou (CYP), Michal Konecny (CZE), Jorge Garbajosa (ESP), Keio Kuhi (EST), Jean-Pierre Siutat (FRA), George Kartvelishvili (GEO), Wolfgang Brencheidt (GER), John Goncalves (GIB), Asterios Zois (GRE), Ivan Bodrogvary (HUN), Bernard O'Byrne (IRL), Amiram Halevy (ISR), Maurizio Bertea (ITA), Edgars Sneps (LAT), Mindaugas Spokas (LTU), Manuel Fernandes (POR), Carmen Tocala (ROU), Natalia Galkina (RUS), Matej Erjavec (SLO) dhe Giancarlo Sergi (SUI). /Zëri/