Vedat Muriqi përfundon edicionin në Turqi, tifozët e Fenerbahçes i 'vërsulen' në komente

Vedat Muriqi përfundon edicionin në Turqi, tifozët e Fenerbahçes i 'vërsulen' në komente

Sport May 26, 2019 - 16:35
Detajet

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi e ka zhvilluar një edicion mjaft të mirë në Turqi me Rizesporin.

Muriqi e ka mbyllur edicionin 2018/2019 si golashënuesi i dytë më i mirë në kampionatin turk me 17 gola, derisa tani do t’i bashkohet Kosovës për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Paraqitjet e mira të tij kanë bërë që ai të kërkohet nga shumë klube, shkruan Zëri.info.

Gjiganti turk, Fenerbahçe është njëri prej tyre, derisa interesim ka shprehur edhe klubi francez Toulouse.

Image

Por, mediet në Turqi besojnë se Fenerbahce është 'shtëpia' e re e Muriqit, dhe se tashmë marrëveshja është arritur.

Gjatë pasditës së sotme, Muriqi publikoi fotografi së bashku me skuadrën, teksa ka falënderuar tifozët për mbështetjen.

Në hapësirën e komenteve, shumë tifozë të Fenerbahçes e kanë gjetur rastin t'i komentojnë Muriqit dhe ta urojnë atë për kalimin në skuadrën e tyre të zemrës.

"Mirësevjen në Fenerbahce vëlla", shkroi një tifoz në Twitter.

Njv tjetër shkroi: "Eja në Fenerbahce, mirësevjen në Fenerbahce. Të dua Vedat Muriqi"./Zëri.info