Të gjtihë të mahnitur nga Xherdan Shaqiri, fotoja e fundit i ka lënë tifozët pa fjalë

Të gjtihë të mahnitur nga Xherdan Shaqiri, fotoja e fundit i ka lënë tifozët pa fjalë

Sport May 26, 2019 - 17:01
Detajet

Futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri ka shokuar të gjithë tifozët me fotografinë e fundit.

Krejt kjo për shkak se muskujt e tij kishin marrë një pamje të jashtëzakonshme, shkruan Zëri.info.

Të gjithë e dinë se mesfushori nga Kosova është njëri prej futbollistëve më të zhvilliar në skuadrën e Liverpoolit, por muskujt e tij janë mahnitës.

Image

Faqja e tifozëve të Liverpoolit "RushTheKop" ka mbetur e mahnitur nga fiziku i Shaqirit, teksa ka një përshkrim interesant për gjilanasin.

"Shaqiri nuk ka bërë shumë ndikim në fushë, por së paku ai po vazhdon të ketë dukje fenomenale në trupin e tij", shkruan faqja në fjalë.

Pas një fillimi 'shpërthyer', reprezentuesi i Zvicrës ka dështuar t'ia dëshmojë trajnerit Jurgen Klopp se meriton të luajë në pjesën e dytë të edicionit të kaluar.

Image

Ndërkaq, në 24 paraqitje në Premierligë, Shaqiri kontribuoi te Liverpooli me gjashtë gola dhe tri asistime./Zëri.info