Garë interesante në Monako, Lewis Hamilton triumfon dhe lë pas Sebastian Vettel

Garë interesante në Monako, Lewis Hamilton triumfon dhe lë pas Sebastian Vettel

Sport May 26, 2019 - 17:26
Detajet

Piloti britanik, Lewis Hamilton ka fituar garën për Çmimin e Madh të Monako.

Gara e zhvilluar në Principatën e Monakos ishte gara e gjashtë e Botërorit në Formula 1, shkruan Zëri.info.

Ka qenë Max Verstappen që ka kaluar vijën e finishit pas pilotit anglez, por holandezi është penalizuar për një dalje të gabuar nga bokset. 

Image

Kështu, vendi i dytë dhe i tretë është marrë respektivisht nga Sebsatian Vettel dhe Valtteri Bottas. 

Verstappen e ka mbyllur garën në vendin e katërt./Zëri.info