Edon Zhegrova arrin në Prishtinë

Edon Zhegrova arrin në Prishtinë

Sport May 26, 2019 - 17:54
Detajet

Edon Zhegrova e ka përmbyllur një edicion mjaft pozitiv me skuadrën e Baselit në Zvicër.

Futbollisti i Kosovës vendosi të largohej nga Genk në janar për t'u huazuar te Baseli për një edicion e gjysmë, shkruan Zëri.info.

Pavarsisht se nuk e ka fituar ende besimin e trajnerit Marcel Koller për vendin e titullarit, Zhegrova ka bërë paraqitje mahnitëse për skuadrën zvicerane.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@fcbasel1893 ë#winnersë

A post shared by Edon Zhegrova (@edonzhegrova10) on

Në Superligën zvicerane, ish-futbollisti i FC Prishtinës dhe Flamurtarit është paraqitur në tetë ndeshje.

Ndërkaq, në Kupën e Zvicrës është paraqitur në një ndeshje, ku skuadra e tij triumfoi në finale.

Zhegrova është njëri prej futbollistëve të ftuar nga trajneri Bernard Challandes për dy ndeshjet e muajti qershor.

Në qershor, Kosova përballet me Malin e Zi dhe Bullgarinë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian "Euro 2020".

Dhe tashmë futbollisti 20-vjeçar ka arritur në Prishtinë, derisa ka publikuar edhe një video duke bërë shëtitje në qytet me veturën e tij./Zëri.info 

Image