Feronikeli një familje e madhe, dhuron donacion për zonjën Qerkezi

Feronikeli një familje e madhe, dhuron donacion për zonjën Qerkezi

Sport May 26, 2019 - 18:00
Detajet

Skuadra e Feronikelit frymon si një familje dhe këtë e dëshmoi edhe në emisionin “Oxygen” të moderatorit Besim Dina.

Atmosfera që krijuan katër lojtarët e skuadrës, Mevlan Zeka, Lapidar Lladrovci, Kastriot Rexha dhe Yll Hoxha, ishte e jashtëzakonshm..

Pas përfundimit të kuizit, lojtarët e Niklit kanë bërë një gjest fantastik.

Shumën e fituar, që ishte 700 euro, ata e kanë dhuruar për zonjën nga Gjakova, Ferdonije Qerkezi, e cila ka mbetur e vetme që prej luftës së vitit 1999, ku forcat serbe ia kanë vrarë burrin dhe katër djemtë.

Image

Fjalimin përmbyllës e mbajti Zeka.

“Këtë shumë ia dërgojë si donacion familjes Qerkezi nga Gjakova, zonjës Ferdone të cilës ia kanë vrarë familjen në luftë”, deklaroi Zeka.

“Kemi dëgjuar që zonjës iu është ndalur edhe pensioni, atëherë për këtë familje shkon kjo shumë”, shtoi ai.

Gjesti u përcoll me një duartrokitje të madhe nga të gjithë të pranishmit.

Image

“Ju lumtë. Krenar me këta djemë”, shtoi Besim Dina në fund./GazetaOlle