Ndeshjen e nisin me një auto-gol qesharak, por në fund skuadra angleze siguron ngritjen në një rang më të lartë të garave

Ndeshjen e nisin me një auto-gol qesharak, por në fund skuadra angleze siguron ngritjen në një rang më të lartë të garave

Sport May 26, 2019 - 18:13
Detajet

Charlton është rikthyer në Ligën e Dytë të Anglisë të njohur ndryshe si 'Championship' pas një ndeshje dramatike të zhvilluar në pasditën e sotme.

Image

Në stadiumin kombëtar "Wembley", goli i minutës së fundit i shënuar nga Patrick Bauer ia dhuroi promovimin Charltonit përballë Sunderlandit, shkruan Zëri.info.

Ndeshja nisi me një auto-gol të tmerrshëm nga ana e mbrojtësit Mouhamadou-Naby Sarri, i cili ia dhuroi epërsinë Sunderlandit fillimisht.

Në minutën e pestë, futbollisti francez pa qenë fare nën presion, vendosi të pasojë te portieri i tij, por topi përfundoi në rrjetë.

Megjithatë, Charltoni arriti që ta barazojë rezultatin pak para përfundimit të pjesës së parë falë golit të Ben Purringhton.

Dhe në mënyrë dramatike, Patrick Bauer shënoi golin e fitores në minutat shtesë për rezultatin 2:1 dhe për promovimin e Charlton./Zëri.info