Dimitar Berbatov i zhgënjyer me humbjen, por është e papritur kjo që ka thënë për Kosovën pas ndeshjes

Dimitar Berbatov i zhgënjyer me humbjen, por është e papritur kjo që ka thënë për Kosovën pas ndeshjes

Sport qershor 11, 2019 - 08:40
Detajet

Me suksesin e Përfaqësueses së Kosovës në eliminatoret e Kampionatit Evropian “Euro 2020” është shprehur edhe ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov.

Mbrëmë në ndeshjen e zhvilluar në “Vasil Levski” në Sofje, Kosova arriti fitore historike përballë Bullgarisë, në ndeshjen e vlefshme për grupin A, raporton Zëri.info

Pas tre ndeshjeve të zhvilluara në grupin A, Kosova numëron pesë pikë duke regjistruar një fitore dhe dy barazime.

Image

Ndërkaq, Berbatov, ish-reprezentuesi i Bullgarisë ka fjalë të mëdha për Kosovën pas fitores kundër vendit të tij.

“Nuk e kam parë më herët Kosovën duke luajtur. Me të vërtetë jam i befasuar.”, i tha 38-vjeçari gazetarit, Arlind Sadiku.

Ndryshe, Kosova renditet në vendin e tretë në grupin A, ndërsa Bullgaria në vendin e pestë./Zëri.info