Futbollisti që refuzoi Kosovën për Austrinë injorohet keq në dy ndeshjet e qershorit, por ende mund të luajë për 'Dardanët'

Futbollisti që refuzoi Kosovën për Austrinë injorohet keq në dy ndeshjet e qershorit, por ende mund të luajë për 'Dardanët'

Sport qershor 11, 2019 - 09:37
Detajet

Albert Vallçi ka qenë njëri prej futbollistëve më të kërkuar nga Përfaqësuesja e Kosovës muajve të fundit.

Mbrojtësi i cili luan në Austri te skuadra e Red Bull Salzburg megjithatë vendosi t’i injorojë “Dardanët”, shkruan Zëri.info.

Vallçi ka pranuar ftesën e Austrisë për dy ndeshjet e qershorit – kundër Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Image

Në të dyja këto ndeshje, Austria arkëtoi gjashtë pikë, duke mposhtur sllovenët me rezultat 1:0, ndërsa maqedonët me rezultat 4:1.

Por, Vallçi ishte në skuadrën e Austrisë vetëm për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë, Austria nuk vendosi t’i jap asnjë minutë mbrojtësit nga Kosova për këtë ndeshje.

Image

Kjo nënkupton se Vallçi ende nuk ka debutuar me Austrinë dhe se mund t’i bashkohet Kosovës nëse ndërron mendje./Zëri.info