Warriors e ngushtojnë epërsinë e Raptors

Warriors e ngushtojnë epërsinë e Raptors

Sport qershor 11, 2019 - 10:25
Detajet

Golden State Warriors e ka ngushtuar në 3:2 epërsinë e Toronto Raptors në serinë e ndeshjeve finale të “Play-Off”-it në NBA, transmeton zeri.info

Warriors triumfuan në ndeshjen e pestë finale si mysafirë të Raptors, duke triumfuar me rezultatin e ngushtë 106:105.

Vendasit e filluan shumë më mirë takimin, duke krijuar një epërsi prej 6 pikësh në çerekun e parë, i cili u mbyll me rezultatin 34:28. Çereku i dytë (28:28) dhe ai i tretë (22:22) ishin tërësisht të baraspeshuara, derisa Raptors e shtuan presionin në çerekun e katërt (22:27), por nuk arritën dot të bënin diç më shumë.

Stephen Curry shkëlqeu në fitoren e vendasve, duke realizuar 31 pikë, 8 kërcime dhe 7 asistime, kurse Klay Thompson kontribuoi me 26 pikë, 6 kërcime dhe 4 asistime.

Në anën tjetër, te Raptors më të dalluarit ishin Kawhi Leonard, i cili realizoi 26 pikë, 12 kërcime dhe 6 asistime dhe Kyle Lowry, i cili realizoi 18 pikë, 6 asistime dhe 4 kërcime.

Rezultatet: Toronto Raptors – Golden State Warriors 105:106 (3:2).