Emocione, gola të bukur dhe spektakël - përmbledhje e golave dhe rasteve nga ndeshja Kosovë - Turqi

Emocione, gola të bukur dhe spektakël - përmbledhje e golave dhe rasteve nga ndeshja Kosovë - Turqi

Sport qershor 12, 2019 - 11:08
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës U-21 në futboll ka shënuar edhe fitoren e dytë në po aq ndeshje eliminatore për Kampionatin Evropian “Euro 2021”.

Djelmoshat e trajnerit Rafet Prekazi mposhtën 3:1 Turqinë U21 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kryeqytet, raporton Zëri.info.

Arbenit Xhemajli, Mirlind Daku dhe Lirim Kastrati shënuan golat për shpresat e Kosovës.

Image

Me gjashtë pikë të tubuara, Kosova ndodhet e para në grupin 3 eliminator për “Euro 2020”.

Në ndeshjen e parë, futbollistët kosovarë fituan në udhëtim te Andorra me rezultat të thellë 4:0.

Në videon e mëposhtme, gjeni përmbledhjen me rastet dhe golat nga ndeshja e mbrëmshme./Zëri.info