Momenti kur Lirim Kastrati 'shpërthen' në shpejtësi marramendëse në ndeshjen Kosovë - Turqi

Momenti kur Lirim Kastrati 'shpërthen' në shpejtësi marramendëse në ndeshjen Kosovë - Turqi

Sport qershor 12, 2019 - 11:55
Detajet

Në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2021” për grupmoshat U-21, Kosova arriti që mbrëmë të regjistrojë fitore të madhe kundër Turqisë.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, djelmoshat e Rafet Prekazit fituan me rezultat solid 3:1 përballë futbollistëve nga Turqia, shkruan Zëri.info.

Arbenit Xhemajli, Mirlind Daku dhe Lirim Kastrati shënuan golat për shpresat e Kosovës në këtë ndeshje.

Padyshim, futbollisti më i mirë mbrëmë ishte Lirim Kastrati.

Sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit ishte autor i njërit prej golave, derisa paraqitja e tij në fushën e lojës ishte fenomenale.

Tashmë, po qarkullojnë video në një moment gjatë ndeshjes, ku Kastrati befasoi të gjithë me shpejtësinë e tij gjatë një aksioni të Kosovës.

Kastrati pranoi një top të mirë dhe u nis në drejtim të portës pasi arriti ta shmangë mbrojtësin kundërshtar në duel shpejtësie, mirëpo portieri turk e vërejti shpejtësinë e tij dhe doli më herët duke ndërhyrë me sukses.

Ndryshe, në grupin përkatës, Kosova kryeson pas dy ndeshjeve me gjashtë pikë të grumbulluara./Zëri.info