Thirrja e presidentit: Ejani tifozë, familjarë, hendbollistë

Thirrja e presidentit: Ejani tifozë, familjarë, hendbollistë

Sport qershor 12, 2019 - 13:28
Detajet

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini i ka bërë thirrje adhuruesve të hendbollit dhe sportit në përgjithësi, që të përkrahin sonte Kombëtaren e Kosovës në hendboll, në ndeshjen e rëndësishme ndaj Polonisë.

Saraçini ka thënë se kjo ndeshje luhet në një moment të rëndësishëm, shkruan faqja zyrtare e FHJK-së, përcjell Zëri.info.

"Edhe një ditë e rëndësishme për Kosovën - 20 vjet liri. Sot, pas suksesit të futbollistëve, mirëpresim angazhimin e hendbollistëve në ndeshjen Kosova - Polonia, nga ora 20.00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Me këtë rast është mëse e rëndësishme përkrahja për hendbollistët. Tifozë, familjarë, hendbollistë të të gjitha klubeve, le të jemi sonte me djelmoshat tanë. Suksesi është i mundshëm me përkrahjen e të gjithëve. Suksese", ka shkruar Saraçini./Zëri.info