Nesër finalja e Kupës së Kosovës për veteranët

Nesër finalja e Kupës së Kosovës për veteranët

Sport qershor 12, 2019 - 13:33
Detajet

Nesër në stadiumin e 2 Korrikut në Prishtinë, në orën 18:00, do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës për veteranët, shkruan FFK, përcjell Zëri.info.

Kjo finale do të zhvillohet ndërmjet KFV “Mitrovica” dhe KFV “Ferizaj”.

Garat e Kupës së Kosovës për veteranët u organizuan sivjet për herë të parë nën ombrellën e FFK-së.

Nga edicioni i ri pritet të nisë edhe Liga e Veteranëve./Zëri.info