Shënoi gol, hoqi fanellën e Shqipërisë dhe e 'shqelmoi', futbollisti nga Kosova sqaron 'incidentin'

Shënoi gol, hoqi fanellën e Shqipërisë dhe e 'shqelmoi', futbollisti nga Kosova sqaron 'incidentin'

Sport qershor 12, 2019 - 13:38
Detajet

Mesfushori ferizajas, Ylber Ramadani ishte njëri prej futbollistëve më të mirë te Kombëtarja shqiptare në ndeshjen e djeshme kundër Moldavisë.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, Shqipëria arriti të fitojë me rezultat 2:0.

Sokol Cikalleshi dhe Ylber Ramadani ishin autorët e golave për kuqezinjtë, shkruan Zëri.info.

Pas shënimit të golit, ish-futbollisti i Ferizajt hoqi dhe goditi me shkelm fanellën, por pas ndeshjes e ka sqaruar këtë situate. 

“Goditja e fanellës? Nuk e hodha por ishte gëzim pasi të nisësh eliminatoret me gol është e veçantë. Golin ia dedikoj familjes, stafit dhe atyre që ishin këtu”, tha Ramadani.

Ndryshe, ky ishte goli i parë i Ramadanit me Kombëtaren shqiptare./Zëri.info