Zyrtare: Ish-futbollisti i Prishtinës i bashkohet Llapit

Zyrtare: Ish-futbollisti i Prishtinës i bashkohet Llapit

Sport qershor 12, 2019 - 14:42
Detajet

Kastriot Selmani ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me klubin e vendlindjes së tij, Llapin. 

Futbollisti llapjan gjatë ditës së sotme ka kryer prezantimin si futbollist i Llapit, raporton Zëri.info.

19-vjeçari i lindur në Podujevë mesfushor dhe sulmues krahu dhe luan me këmbë të majtë. 

Image

Kategoritë e reja i ka kaluar te FC Prishtina, përderisa për gjashtë muaj ishte pjesë e FC Vushtrrisë. 

Poashtu, Kastrioti ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në grupmoshat U-15, U-17 dhe U-19.

“I dëshirojmë mirëseardhje në klubin e vendlindjes”, thuhet në njoftimin e Llapit./Zëri.info 

Image