Zyrtare: Real Madridi lanson lajmin e madh për tifozët në lidhje me Eden Hazard

Zyrtare: Real Madridi lanson lajmin e madh për tifozët në lidhje me Eden Hazard

Sport qershor 12, 2019 - 15:38
Detajet

Eden Hazard do të prezantohet si futbollisti më i ri i Real Madrid gjatë ditës së nesërme.

Prezantimi i mesfushorit belg do të bëhet në stadiumin “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 19:00, shkruan Zëri.info.

Hazard do të dalë në “Santiago Bernabeu” për herë të parë me fanellën e Real Madridit.

Më pas, ish-futbollisti i Chelseat do t’iu drejtohet medieve në një konferencë për shtyp.

Image

Ndryshe, pas shumë viteve të suksesshme në Londër, 28-vjeçari ka arritur që më në fund ta realizojë ëndrrën e tij – të transferohet te Real Madrid.

Hazard ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me Real Madridin, e cila do ta mbajë në klub deri në qershor të vitit 2024.

Shuma e transferimit thuhet të jetë 100 milionë euro, plus 50 milionë euro bonuse në bazë të paraqitjeve./Zëri.info