Ish-sportisti tani miliarder, baba i 35 fëmijëve

Ish-sportisti tani miliarder, baba i 35 fëmijëve

Sport qershor 12, 2019 - 18:18
Detajet

Pas përfundimit të turneut të tenisit Roland Garros thuaja se gjithkush i bën bilancet se sa kanë fituar tenistët më të mirë të botës, të cilët u paraqitën në gjysmëfinalet dhe në finalet e këtij turneu të njohur, shkruan zeri.info.

Kështu, Rafael Nadal në Paris fitoi shumën prej 2.250.000 eurove, Thiem fitoi 1.180.000 euro, ndërsa gjyasmëfinalistët Federer e Xhokovic fituan nga 590.000 euro.

Por, me gjithë këto shumë të mëdha parash, por edhe të atyre të fituara më parë asnjëri prej këtyre tenistëve nuk është më i pasuri në botë, pasi ëshët një ish-tenist tjetër që është më i pasur.

Fjala është për rumunin 80-vjeçar, Jon Cirjak, i cili është sportisti më i pasur i të gjitha kohëve, pasi ai llogaritet që të ketë pasuri prej 2 miliardë eurove.

Cirjak nuk i ka fituar paratë vetëm nga tenisi, pasi ai ka fituar edhe si agjent i shumë tenistëve

Cirjak është i lindur në Brasov më 9 maj të vitit 1939, ndërsa si 15-vjeçar ka punuar në një fabrikë të kampionëve. Karrierën sportive e kishte nisur si hokejist, duke marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Insbrukut në vitin 1964, ndërsa më pas është bërë tenist, e pas kësaj e ka filluar biznesin.

Përveç si biznesmen, Cirjak ka pasur jetë bujshme private. Ai tash momentalisht jeton në Monte Karlo me gruan dhe tre fëmijët e tij, ndërsa vetë thotë se i ka edhe 32 fëmijë të tjerë jashtë martesës. Gjithashtu Cirjak kujdeset për 300 fëmijë të braktisur, të cilëve ua ka ndërtuar një shtëpi në qytetin e tij të lindjes, Brasov. /Zëri/