Kërcënon kryetari: Nëse ju luani me azerët ne luajmë me Kosovën

Kërcënon kryetari: Nëse ju luani me azerët ne luajmë me Kosovën

Sport June 14, 2019 - 15:56
Detajet

Kryetari i Federatës së Volejbollit të Bonjës dhe Hercegovinës, Alija Fatic, ka reaguar ashpër në paralajmërimin e ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Azerbajxhanit në qytetin e vogël boshnjak, Pale, duke dhënë një porosi të qartë, raporton Zëri.info.

Nëse kjo ndodh, Përfaqësuesja e Bosnjës dhe Hercegovinës do të luajë në Novi Pazar me Kosovën apo me Turqinë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell zeri.info.

“Askush nuk na ka kontaktuar, madje as nuk kemi kurrfarë marrëveshje. Unë jam kryetar i Federatës për krejt Bosnjën dhe Hercegovinën dhe ashtu sillem. Kam bashkëpunim të shkëlqyeshëm me klubet e Republikës Serbe, por kjo që tash vjen prej Serbisë nuk është punë e mirë”, ka deklaruar Fatic. /Zëri/