Burim Kukeli përfundon aventurën te Sioni, befason me skuadrën e re

Burim Kukeli përfundon aventurën te Sioni, befason me skuadrën e re

Sport June 20, 2019 - 10:19
Detajet

Burim Kukeli ka përfunduar aventurën te skuadra e Sionit. 

Ish-reprezentuesi i Kombëtares shqiptare ka nënshkruar një kontratë një-vjeçare me klubin e rangut të dytë, SC Kriens, raporton Zëri.info.

35-vjeçari rikthehet në “Challenge League” pas dy vitesh në elitën e futbollit zviceran me Sionin. 

Kriens ëshë një klub modest, ku objektivi i vetëm është mbijetesa në divizion e dytë për nga rëndësia të futbollit zviceran.

Te Sioni, edicionin e kaluar Kukeli është paraqitur në vetëm tre ndeshje në Superligën zvicerane.

Në karrierën e tij, futbollisti nga Gjakova ka luajtur për skuadrat si FC Zurich, FC Luzern, Olten dhe Solothurn./Zëri.info