Argjentina është vetëm një ndeshje larg nga eliminimi shokues në Copa America

Argjentina është vetëm një ndeshje larg nga eliminimi shokues në Copa America

Sport June 20, 2019 - 10:44
Detajet

Argjentina është buzë eliminimit nga Copa Amerikca pas barazimit 1:1 mbrëmë me Paraguain.

Lionel Messi, natyrisht e shpëtoi një pikë për Argjentinën pasi shënoi gol nga pika e bardhë në minutën e 57-të.

Por, 14 herë fituesi i kësaj gare renditet në vendin e fundit në Grupin B duke humbur ndeshjen hapëse 2:0 nga Kolumbia në fundjavë, raporton Zëri.info.

Pavarësisht një fillimi të dobët të kësaj ngjarje, pesë-herë fituesi i “Topit të Artë”, Messi është i bindur se skuadra e tij do ta mposhtë Katarin në ndeshjen e fundit të kësaj faze.

“Unë e shoh skuadrën të bindur se ne do ta fitojmë ndeshjen e ardhshme”, tha Messi për gazetarët pas ndeshjes.

“Ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi, është paksa frustruese humbja dhe barazimi i parë por ne duhet të fokusohemi te hapi i radhës”, vlerësoi sulmuesi argjentinas i Barcelonës.

“Ne e dinim se do të jetë e vështirë, por duam ta bëjmë paraqitjen tonë më të mirë tani”, shtoi Messi.

Kurse, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni madje ka pohuar se skuadra e tij ishte me fat pas barazimit 1:1 me Paraguain.

“Zgjidhja është se ne duhet të fitojmë. Ne jemi me fat që jemi ‘gjallë”, tha Scaloni.

“Pjesa jonë e parë nuk ishte e mirë, kemi luajtur pa vëmendje dhe nuk e kontrollonim lojën. Le të shohim”, tha trajneri argjentinas.

Ndryshe, pas dy ndeshjeve, Argjentina ka vetëm një pikë të grumbulluar.

Argjentina i ka humbur katër prej pesë finaleve të fundit dhe triumfi i fundit i “Albiceleste” erdhi në vitin 1993./Zëri.info