Scaloni e zëvendësoi me Sergio Agueron, shikoni reagimin plot nerva të Lautaro Martinezit

Scaloni e zëvendësoi me Sergio Agueron, shikoni reagimin plot nerva të Lautaro Martinezit

Sport June 20, 2019 - 11:14
Detajet

Argjentina arriti të regjistrojë vetëm barazim përballë Paraguait në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Copa America.

Pas këtij barazimi, atmosfera në kampin argjentinas nuk duket të jetë aspak e mirë, raporton Zëri.info.

Sikur të mos mjaftonte rezultati dhe loja jo e mirë, trajneri Scaloni duhet të merret me qejfet dhe nervat e futbollistëve.

Në minutën e 67-të të takimit, Scaloni vendosi ta bëjë një zëvendësim. 

Në vend të Lautaro Martinezit u inkuadrua sulmuesi Sergio Aguero, por ylli i Interit nuk e ka pritur shumë mirë këtë vendim.

Martinez është ulur dhe me një shishe ujë ka filluar të gjuajë me nerva. 

Vetëm të tilla sjellje dhe nerva nuk i duhen Argjentinës, në këtë fazë që ndodhet.

Pas dy ndeshjeve, Argjentina renditet në vendin e fundit me vetëm një pike./Zëri.info