Ylli i Kosovës i zhgënjyer nga lëndimet, do të ndryshojë skuadër këtë verë

Ylli i Kosovës i zhgënjyer nga lëndimet, do të ndryshojë skuadër këtë verë

Sport June 20, 2019 - 14:13
Detajet

Valon Berisha pritet që të largohet nga Lazio gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori nga Kosova i cili iu bashkua klubit italian në verën e vitit të kaluar, pritet të ndryshojë ambient këtë afat, raporton Zëri.info.

Lëndimet e shpeshta kanë bërë që minutazha e kapitenit të Kosovës të jetë tejet e vogël.

Kështu që tani besohet se Berisha do të largohet nga skuadra e Simone Inzaghit në formë të huazimit.

Destinacioni i mundshëm i Berishës është ish-skuadra e tij, Red Bull Salzburg.

Image

Te skuadra elitare austriake, Valon Berisha pritet të huazohet për një edicion.

Ai është motivuar për faktin se me Red Bull Salzburg ka mundësi të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në edicionin e ardhshëm.

Ndryshe, 26-vjeçari iu bashkua Lazios nga Red Bull Salzburg në verën e vitit të kaluar për shumën e shtatë milionë eurove.

Për romakët, Berisha u paraqit në 14 ndeshje në të gjitha garat./Zëri.info