Emery e do lojtarin e Realit te Arsenali

Emery e do lojtarin e Realit te Arsenali

Sport June 20, 2019 - 16:02
Detajet

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery është i interesuar për ta sjellë në skuadër futbollistin e Real Madridit, Lucas Vazquez, raporton “Don Balon”.

Ylli i madrilenëve pritet të mbetet në hije pas transferit të Eden Hazardit dhe mund ta mendojë largimin e tij nga “Santiago Bernabeu”.

Arsenali dëshiron ta sjellë spanjollin në Premierligë, derisa raportohet se interesim për të kanë shprehur edhe Roma dhe Interi.

Vazquez u paraqit në 47 ndeshje për madrilenët gjatë edicionit të fundit, derisa kontribuoi me 5 gola dhe 4 asistime./Zëri