‘Godet’ Milani, i kërkon dy yjet e Realit

‘Godet’ Milani, i kërkon dy yjet e Realit

Sport June 20, 2019 - 22:59
Detajet

Milani është takuar sot me drejtorët e Real Madridit dhe përderisa objektivi mbetet Dani Ceballos, “Marca” shkruan se ata diskutuan edhe për Iscon, transmeton zeri.info

Drejtorët e Milanit, Paolo Maldini dhe Zvonomir Boban udhëtuan drejt Spanjës për bisdeme, derisa kuqezinjtë shpresojnë që të arrijnë disa ujdi me Real Madridin, që ka shpenzuar shumë gjatë kësaj vere.

Në mesin e lojtarëve që nuk bëjnë pjesë në planet e Zinedine Zidanet është edhe Dani Ceballos, që vlerësohet rreth 50 milionë euro.

“Marca” shkruan se sot u bisedua edhe për Iscon, teksa 27-vjeçari nuk ishte pjesë e formacionit të Santiago Solarit dhe gjithashtu vuajti të gjejë hapësira edhe pas rikthimit të Zidanet.

Milani do të shpresonte për një huazim me të drejtë blerje, derisa interesim për mesfushorin ka shprehur edhe Juventusi./Zëri