Futbollisti shqiptar transferohet në Izrael

Futbollisti shqiptar transferohet në Izrael

Sport June 20, 2019 - 23:14
Detajet

U përfol për një rikthim në Kategorinë Superiore, por ish-mesfushori i Skënderbeut, Sabjen Lilaj, do të vijojë karrierën jashtë vendit.

Futbollisti nga Maliqi mësohet se ka firmosur një parakontratë me skuadrën izraelite Sektzia Nes Tziona.

“Kam firmosur një parakontratë me klubin izraelit. Kaq mund të them për momentin”, konfirmoi Lilaj për “Panorama Sport”.

30-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Gabalës në Azerbajxhan, teksa së fundmi do të provojë një aventurë të re në Izrael.

Lilaj nuk do të jetë shqiptari i vetëm që do të aktivizohet në kampionatin Izrael, pasi kujtojmë që në të njëjtin kampionat militon edhe mesfushori Jahmir Hyka.