Fotografitë e Kosovare Asllanit, të cilat po e shqetësojnë Kombëtaren e Suedisë

Fotografitë e Kosovare Asllanit, të cilat po e shqetësojnë Kombëtaren e Suedisë

Sport June 23, 2019 - 18:11
Detajet

Kombëtarja e Suedisë është detyruar të bëjë shtatë ndryshime në formacion në ndeshjen kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kuadër të Kampionatit Botëror në konkurrencën e femrave.

Futbollistja nga Kosova e cila përfaqëson Suedinë, Kosovare Asllani, pësoi një lëndim në këtë ndeshje, raporton Zëri.info.

Asllani u detyrua ta lëshojë fushën e lojës me një lëndim të pësuar në këmbë.

Image

Madje, ajo u largua edhe nga stërvitja një ditë para ndeshjes me Kanadanë.

Kështu, Asllani e kreu stërvitjen e sotme në baza individuale.

Ndërkaq, mjeku i Kombëtares suedeze, Houmann Ebrahimi tha se për Kosovaren më mirë është të kryejë stërvitje individuale.

"Qëllimi ynë kryesor është të kemi skuadrën e plotë para ndeshjes të së hënës. Kosovarja është më mirë të bëjë stërvitje të përshtatura individuale", tha Ebrahimi.

Image

Për fund, Ebrahimi shtoi se Kosovare Asllani pritet të jetë e gatshme për ndeshjen e nesërme.

Ndryshe, në fazën e 'play-offit', Suedia përballet nesër me Kanadanë me fillim nga ora 21:00./Zëri.info