Trajneri i Kosovës: Kualifikohemi më herët në Evropian, nuk do ta presim ndeshjen me Maqedoninë e Veriut
FOTO: Laura Hasani

Trajneri i Kosovës: Kualifikohemi më herët në Evropian, nuk do ta presim ndeshjen me Maqedoninë e Veriut

Sport June 24, 2019 - 19:26
Detajet

Trajneri i grupmoshave U-15 të Kosovës, Gazmend Haliti dhe ish-futbollisti i FC Prishtinës, Xhevdet Llumnica janë të ftuar në emisionin "90 Plus", në TV Zëri.

Gazmend Haliti është trajner i grupmoshave U-15 të Kosovës, raporton Zëri.info.

Në mes të tjerash, ai thotë se beson edhe në kualifikimin e Kosovës A në Kampionatin Evropian "Euro 2020".

Image

"Do ta kryjmë më herët, nuk do ta lëmë kualifikimin në Evropian deri te ndeshja me Maqedoninë e Veriut", tha Haliti në "90 Plus", përcjell Zëri.info.

"Mendoj se kemi cilësi në skuadër", shtoi Haliti.

Në rast se Kosova nuk kualifikohet nga faza e grupeve, atëherë e ka mundësinë nga ndeshja me Maqedoninë e Veriut në vitin tjetër falë triumfit në grupin D3 në Ligën e Kombeve vitin e kaluar./Zëri.info