Menaxheri i udhëtimeve të Milanit arrin në Prishtinë, zbulohet hoteli ku do të qëndrojnë futbollistët e gjigantit evropian

Menaxheri i udhëtimeve të Milanit arrin në Prishtinë, zbulohet hoteli ku do të qëndrojnë futbollistët e gjigantit evropian

Sport June 24, 2019 - 19:56
Detajet

Është zyrtarizuar ardhja e gjigantit italian, Milan në Kosovë.

"Rossonerët" do të luajnë në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë një ndeshje miqësore.

Kundërshtari i Milanit në këtë takim do të jetë kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli, raporton Zëri.info.

Ndërkaq, menaxheri i udhetimeve të Milanit sot ka zbarkuar në Prishtinë.

Image

"Acmilan-news" shkruan se Gianluca Signorelli ishte sot në Kosovë për ta shikuar (dhe vendosur) per hotelin se ku do të qendrojnë lojtarët e Milanit.

Gjithashtu, Signorelli do ta inspektojë stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe aeroportin se ku do të zbresin futbollistët milanez.

Besohet se lojtarët e Milanit për këtë ndeshje do të qëndrojnë në hotelin "Swiss Diamond" në Prishtinë./Zëri.info