Agim Ademi zbulon profesionin që e ka dashur para shefit të FFK-së - dhe është befasi

Agim Ademi zbulon profesionin që e ka dashur para shefit të FFK-së - dhe është befasi

Sport June 24, 2019 - 21:16
Detajet

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është njëri prej njerëzve që ka luajtur rol të madh në zhvillimin e futbollit.

Para këtij mandati, Ademi mbante pozitën e nënkryetarit në shtëpinë më të mëdhe të futbollit kosovar, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, pas vdekjes së legjendës dhe presidentit paraprak të FFK-së, Fadil Vokrri, Ademi mori 'frenat' e Federatës.

Me Ademin në krye të FFK-së, edhe Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar rezultate mbresëlënëse derisa ende nuk e di shijen e humbjes.

Por, Ademi, i cili më parë ishte edhe futbollist, ka pasur disa momente të vështira në jetë, teksa ka zbuluar se është përballur edhe me sëmundjen e kancerit.

Megjithatë, Ademi thotë se falë mjekëve në Francë, ai sot gjallë dhe nuk i frikësohet vdekjes.

Tutje, për Reporteri.net, Ademi ka zbuluar se profesioni që e ka dashur para këtij që ka sot, ishte të jetë këngëtar.

"Kam dashur të jem këngëtar", zbuloi Ademi./Zëri.info