Keq e më keq për Valon Berishën, Lazio merr vendimin e papritur për kapitenin e Kosovës

Keq e më keq për Valon Berishën, Lazio merr vendimin e papritur për kapitenin e Kosovës

Sport June 24, 2019 - 21:41
Detajet

Edicioni debutues te Lazio ka qenë zhgënjyes për kapitenin e Kosovës, Valon Berisha.

Futbollisti nga Kosova nuk është ambientuar siç duhet në klubin kryeqytetas, derisa edhe lëndimet e shpeshta ia kanë vështirësuar punën.

Berisha u transferua në Lazio për 7.6 milionë euro nga RB Salzburg, megjithatë e ardhmja e tij duket larg klubit italian, raporton Zëri.info.

Madje, ditëve të fundit është raportuar se reprezentuesi kosovar mund të rikthehet në huazim te klubi austriak.

Image

Sot, "CalcioMercato" shkruan se Lazio është duke menduar që ta përdorë Berishën për një shkëmbim me mbrojtësin e Salzburgut, Stefan Lainer.

RB Salzburg e vlerëson Lainer me çmimin 8.5 milionë euro, por drejtori i Lazios, Igli Tare ka propozuar shkëmbimin Berisha - Lainer.

Ndryshe, Berisha, kapiten i Kosovës, është paraqitur në 14 ndeshje me Lazion edicionin e kaluar./Zëri.info