Elseid Hysaj pranë largimit nga Napoli, klubi italian nis bisedimet për mbrojtësin shqiptar

Elseid Hysaj pranë largimit nga Napoli, klubi italian nis bisedimet për mbrojtësin shqiptar

Sport June 24, 2019 - 21:59
Detajet

Napoli ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të Romës, Kostas Manolas.

Gazetari Alfredo Pedulla raporton se dy klubet italiane kanë mbajtur një takim sot, ku kanë diskutuar për mbrojtësin grek, shkruan Zëri.info.

Pjesë e bisedimeve në fjalë ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, i cili pëlqehet mjaft shumë nga klubi romak.

Derisa Alessandro Florenzi mund të largohet nga Roma, kryeqytetasit mund ta zëvendësojnë italianin me reprezentuesin e Shqipërisë.

Ndryshe, në garë për transferimin e Hysajt mbetet edhe Manchester Unitedi dhe Atletico Madridi.

Vlera e Hysajt në tregun e transferimeve thuhet të jetë rreth 20 milionë euro./Zëri.info