Bekim Isufi: Të ulemi dhe ta 'heqim kapelën' për Majlinda Kelmendin

Bekim Isufi: Të ulemi dhe ta 'heqim kapelën' për Majlinda Kelmendin

Sport June 24, 2019 - 23:06
Detajet

Majlinda Kelmendi ka arritur ta fitojë medaljen e parë në Lojërat Evropiane "Minsk 2019".

Xhudistja pejane arriti që me shumë sukses të shtunën ta fitojë medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë, raporton Zëri.info.

Lëvdata për suksesin e Majlinda Kelmendit ka edhe trajneri kosovar i futbollit, Bekim Isufi.

Në mes të tjerash, Isufi thotë se 'duhet të ulemi dhe ta heqim kapelën' për sportistët si Majlinda.

"Xhudo është sporti që na ka bërë më së shumti krenar", tha Isufi në "Dueli Sportiv", përcjell Zëri.info.

"Majlinda Kelmendi është një sportiste e jashtëzakonshme, ajo ka bërë shumë mirë në xhudo", vlerësoi Bekim Isufi.

"Mendoj se duhet të ulemi dhe ta heqim kapelën për të", shtoi Isufi./Zëri.info