'Këta deputetë vetëm s'kanë mundur sepse do të votonin edhe kundër Pavarësisë së Kosovës' - 'shpërthen' trajneri kosovar

'Këta deputetë vetëm s'kanë mundur sepse do të votonin edhe kundër Pavarësisë së Kosovës' - 'shpërthen' trajneri kosovar

Sport June 24, 2019 - 23:17
Detajet

Javën e kaluar, në Kuvendin e Kosovës, deputetët nuk arritën që ta implementojnë Ligjin për Sponsorizimin e sportistëve.

Me 55 vota pro, nuk mjaftoi që Ligji në fjalë të miratohet, raporton Zëri.info.

Reagimet e komunitetit sportiv ishin të ashpëra në të gjitha anët.

Image

Lidhur me këtë rast ka folur edhe trajneri Bekim Isufi, i cili ka kritikuar rëndë deputetët.

"Këta deputetë vetëm s'kanë mund, sepse ndoshta edhe deklaratën e Pavarësisë së Kosovës nuk do ta votonin", tha Isufi në "Dueli Sportiv", përcjell Zëri.info.

"Besoj që në seancën e radhës do të votohet. Kjo është dashur të bëhet më herët vetëm për hir të sportistëve tanë", shtoi Isufi./Zëri.info