Ismet Munishi flet për gjasat e Feronikelit në Ligën e Kampionëve, ka edhe një paralajmërim

Ismet Munishi flet për gjasat e Feronikelit në Ligën e Kampionëve, ka edhe një paralajmërim

Sport June 24, 2019 - 23:28
Detajet

Feronikeli do ta prezantojë Kosovën në garat ndërkombëtare këtë vit.

Feronikeli do të luajë në raundi paraelimnator të Ligës së Kampionëve që zhvillohet në Prishtinë nga 25 deri më 28 qershor.

Kundërshtari i parë është Lincoln Red Imps, raporton Zëri.info.

Ndërkaq, Ismet Munishi shpreson në kualifikimin tutje të kampionit të Kosovës.

"Feronikeli është një skuadër e fortë, dhe ka përparësi që luan ndeshjet si vendas", u shreh fillimisht Munishi në "Dueli Sportiv".

"Përparësi e 'Niklit' është edhe se i ka mbajtur lojtarët me të cilët është shpallur kampion dhe jo Drita", vlerësoi Munishi, përcjell Zëri.info.

"Por, duhet pasur kujdes, nuk duhet të na kaploj euforia", shtoi Munishi./Zëri.info