Sokoli: Feronikeli - Lincoln, kjo skuadër do të kalojë tutje në Ligën e Kampionëve

Sokoli: Feronikeli - Lincoln, kjo skuadër do të kalojë tutje në Ligën e Kampionëve

Sport June 24, 2019 - 23:32
Detajet

Feronikeli do ta prezantojë Kosovën në garat ndërkombëtare këtë vit.

Feronikeli do të luajë në raundi paraelimnator të Ligës së Kampionëve që zhvillohet në Prishtinë nga 25 deri më 28 qershor.

Kundërshtari i parë është Lincoln Red Imps, raporton Zëri.info.

Optimist për kualifikimin tutje të Feronikelit është edhe trajneri Bylbyl Sokoli.

"Presim lojë angazhuese nga Feronikeli që të mos lejojë shkuarjen në vazhdime", tha Sokoli në "Dueli Sportiv".

"Shpresoj që Feronikeli të vazhdojë tutje, këtë e duan edhe tifozët e tyre. Jam optimist që Nikli do të kalojë tutje", shtoi Sokoli./Zëri.info.