Munishi: FC Prishtina ka transferuar lojtarin më të mirë të Llapit, Dritës dhe Drenicës

Munishi: FC Prishtina ka transferuar lojtarin më të mirë të Llapit, Dritës dhe Drenicës

Sport June 24, 2019 - 23:41
Detajet

Prishtina që merr pjesë në Ligën e Evropës ndeshjen e parë do ta zhvillojë ndaj St Joseph’s.

Me 27 qershor zhvillohet ndeshja e parë në kryeqytet, raporton Zëri.info.

Përveç se është optimist për ndeshjen ndaj St Joseph, trajneri i njohur Ismet Munishi ka dhënë edhe fjalë të mëdha për transferimet verore të FC Prishtinës.

"Fillimisht, FC Prishtina i ka bërë disa transferime të mëdha dhe të qëlluara", tha Munishi në "Dueli Sportiv".

"Ata kanë marrë lojtarin më të mirë të Llapit, Dritës dhe Drenicës", vlerësoi Munishi, përcjell Zëri.info.

"Mendoj se do ta kalojnë St Joseph me lehtësi, dhe më pas duhet të mendojnë për Rangers", shtoi Munishi./Zëri.info