Modelja e 'çmendur' e Ligës së Kampionëve do të vjen në Kosovë, Ismet Munishi lanson 'bombën' e mbrëmjes

Modelja e 'çmendur' e Ligës së Kampionëve do të vjen në Kosovë, Ismet Munishi lanson 'bombën' e mbrëmjes

Sport June 24, 2019 - 23:55
Detajet

Kinsley Wolanski ishte modelja që mori vëmendjen më të madhe në finalen e Ligës së Kampionëve mes Tottenhamit dhe Liverpoolit.

Në ndeshjen e zhvilluar më 1 qershor, Wolanski ishte futur në fushën e lojës gjysmë e zhveshur, për të marrë më pas vëmendjen e medieve, raporton Zëri.info.

Por, pas tre ditësh, Wolanski dhe i dashuri i saj do të jenë në vendin tonë, Kosovë.

Image

Arsyeja e gjithë kësaj është se modelja e njohur është e ftuar në garën e automobilizmit, garë e cila zhvillohet të enjten në Sllatinë nga ora 15:30.

Në lidhje me modelen e 'çmendur' ka folur edhe trajneri karizmatik kosovar, Ismet Munishi, i cili ka një deklaratë tejet interesante.

Në mes të tjerash, Munishi thotë se pamjes së saj në fushën e lojës nuk i rezistoi as UEFA.

"Pamjen e saj nuk e ka ndaluar as UEFA pasi që nuk kanë mundur t'i rezistojnë", tha Munishi në "Dueli Sportiv", përcjell Zëri.info.

Image

"Shpresoj të ndalet pasi duket se ajo është bërë pasionante pas kësaj pasi ka fituar shumë me këtë veprim", shtoi Munishi./Zëri.info