Pamje nga aksidenti tragjik: Momenti kur futbollisti i Sevillës godet për vdekje një çift

Pamje nga aksidenti tragjik: Momenti kur futbollisti i Sevillës godet për vdekje një çift

Sport June 25, 2019 - 11:38
Detajet

Futbollisti i talentuar nga Meksika, Joao Maleck është përfshirë në një aksident të rëndë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Maleck ka goditur me veturë një çift, që rezultoi me vdekjen e tyre, raporton Zëri.info.

20 vjeçari në edicionin e kaluar ishte i huazuar te Sevilla Atletico në Spanjë.

Image

Ai ka humbur kontrollën me veturë duke goditur për vdekje një burrë 35-vjeçar, bashkë me gruan 26-vjeçare të tij.

Besohet se ish-futbollisti i gjigantit portugez, Porto ishte duke vozitur nën ndikim të alkoolit.

Gjithashtu, dyshohet se shpejtësia e veturës së tij në momentin e aksidentit ishte 160 km/h./Zëri.info