Hedhet shorti për Kampionat Botëror: Kosova mëson kundërshtarin e parë

Hedhet shorti për Kampionat Botëror: Kosova mëson kundërshtarin e parë

Sport June 26, 2019 - 11:51
Detajet

Prej 16 deri më 28 korrik në Pontevedra të Spanjës do të mbahet Kampionati Botëror i hendbollit.

Pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe të sportit botëror është edhe Përfaqësuesja U-21 e Kosovës, raporton Zëri.info.

Djelmoshat e talentuar kosovarë janë pjesë e Grupit C së bashku me Portugalinë, Kroacinë, Hungarinë, Brazilin e Bahrejnin.

Ndërkaq, sot është bërë tërheqja e shortit ku është bërë i ditur edhe orari i ndeshjeve. Kështu, në ndeshjen e parë Kosova për kundërshtare do ta këtë Kroacinë./Zëri.info

Image