FC Prishtina e ka një njoftim para ndeshjes së nesërme

FC Prishtina e ka një njoftim para ndeshjes së nesërme

Sport June 26, 2019 - 22:06
Detajet

Prishtina do ta zhvillojë nesër ndeshjen e parë ndaj St Joseph’s në kuadër të raundit parakualifikues të Ligës së Evropës, transmeton zeri.info

Ndeshja fillon në orën 20:45, derisa dyert e stadiumit do të hapen në orën 19:00.

Ky është njoftimi i plotë i klubit prishtinas:

Njoftim për publikun

Dyert e stadiumit hapen në ora 19:00

Prishtinë, 26 qershor 2019 – Në ndeshjen kundër St Joseph’s, FC Prishtina do t’i hap dyert e katër tribunave, të asaj VIP, Perëndimore, Lindore dhe asaj Veriore. Dyert e stadiumit hapen në ora 19:00, andaj lusim publikun të vije më herët për shkak tollovisë eventuale sidomos për familjarët që kanë të shoqëruar fëmijët deri në moshën 10-vjeçare për të cilët për këtë ndeshje hyrja është gratis (përveç tribunës VIP).

Në stadium ndalohen të gjitha gjërat e ndaluara si në çdo ndeshje tjetër në garat e UEFA-s.

Biletat dalin në shitje nesër nga ora 10:00 e mëngjesit dhe mund t’i gjeni përreth stadiumit si në çdo ndeshje tjetër.