Vojvoda shënon gol në fitoren e thellë të Standard Lieget

Vojvoda shënon gol në fitoren e thellë të Standard Lieget

Sport June 26, 2019 - 22:16
Detajet

Mërgim Vojvoda e ka filluar mbarë karrierën e tij te Standard Liege, transmeton zeri.info

Reprezentuesi kosovar ka shënuar gol në fitoren e thellë 5:0 të skuadrës së tij në miqësoren ndaj RCS Brainois.

Vojvoda e shënoi golin e fundit të takimit në minutën e 80-të.

Ai u transferua te Standard Liege gjatë kësaj vere nga Mouscroni për një shifër që besohet të jetë rreth 1 milionë euro./Zëri