Driton Kuka e ka një mesazh për deputetët e Kosovës

Driton Kuka e ka një mesazh për deputetët e Kosovës

Sport June 26, 2019 - 22:20
Detajet

Trajneri i njohur kosovar i xhudos, Driton Kuka ka kërkuar nga deputetët e Kosovës që ta votojnë Ligjin për Sponsorizim në sport, transmeton zeri.info

Kuka ka kërkuar nga deputetët që t’i lënë inatet politike për hir të sportit.

Ky është postimi i plotë i Kukës në Facebook:

Neser ditë e rëndësishme për Sportin në Parlamentin e Kosovës!

Neser në ora 10.00

Sporti e Kultura do presin prej jush të reflektoni!

Ju që e votuat heren e parë jemi mirënjohës dhe presim edhe nga Deputetet tjerë që të lini inatet politike për hir të prezentimit dinjitoz të sportistëve në mbarë Botën

Rinia jonë duhet të ndërtoj të ardhmen në shtetin tonë e jo diku tjetër prandaj po presim përkrahje nga të gjithë ju pa dallim të përkatësive partiake!