'Thescottishsun' shkruan për Remzi Ejupin teksa ai i komenton problemet me viza të FC Prishtinës

'Thescottishsun' shkruan për Remzi Ejupin teksa ai i komenton problemet me viza të FC Prishtinës

Sport June 26, 2019 - 23:58
Detajet

Kundërshtari i mundshëm i Rangersit në kualifikimet e Ligës së Evropës, FC Prishtina është duke pasur probleme për ta luajtur ndeshjen e kthimit ndaj St Joseph’s për shkak se nuk mund të marrin viza për të shkuar në Gjibraltar, shkruan “Thescottishsun”, përcjell Zëri.info.

Klubi kosovar luan në shtëpi të enjten në ndeshjen e parë të raundit parakualifikues, me fituesin e kësaj sfide që do të takohet me ekipin e Steven Gerrardit në raundin tjetër në muajin e ardhshëm, transmeton zeri.info

Image

Por, edhe pse ata janë favoritët për t’u kualifikuar, Prishtina është duke hasur në vështirësi për ta zhvilluar ndeshjen e dytë.

Edhe presidenti i klubit, Remzi Ejupi e ka shprehur shqetësimin e tij për këtë situatë.

Image

“Unë jam më shumë i shqetësuar për problemin e marrjes së vizave për lojtarët dhe stafin se sa për rezultatin ndaj St Joseph’s”, ka thënë Ejupi.

“Ne e luajmë ndeshjen e kthimit në Gjibraltar javën e ardhshme, por ne ende nuk kemi ndonjë shenjë nëse do t’i marrim vizat. Ne shkuam në Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, por ata na thanë që të aplikojmë përmes Gjibraltarit, por ne ende nuk kemi marrë ndonjë lajm”, tha ai.

“Ne jemi të shqetësuar dhe nuk është e drejtë që një klub si i joni në një kompeticion të rëndësishëm evropian të shqetësohet për një çështje si ajo e vizave. Në fushë, unë besoj se do të kualifikohemi me lehtësi për raundin tjetër për të luajtur me Rangersin. Problemet qëndrojnë jashtë fushës”, u shpreh Ejupi. /Zëri.info