Dallku për ndeshjen e Ligës së Evropës: Presim ndeshje të mirë dhe rezultat të favorshëm

Dallku për ndeshjen e Ligës së Evropës: Presim ndeshje të mirë dhe rezultat të favorshëm

Sport June 27, 2019 - 00:08
Zbuloni detajet

Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku, ka folur për ndeshjen me St Joseph’s, ku pret fitore.

Kjo ndeshjes luhet të enjten mbrëma dhe i takon xhiros së parë preliminare të Ligës së Evropës.

Sipas tij ekipi është gati për këtë sfidë evropiane.

“Sot ishte stërvitja e fundit para ndeshjes dhe normalisht, ndryshe nga Feronikeli që i ka ndeshjet me eliminim direkt, megjithatë ne e kemi edhe ndeshjen e kthimit, por ne presim të marrim rezultat sa më pozitiv nga ndeshja e parë e që pastaj të shkojmë sa më të qetë në Gjibraltar”.

Image

“Mirëpo, gjithçka duhet punuar nesër brenda 90-minutave. Po ashtu na gëzon fakti që të gjithë futbollistët jemi në dispozicion të trajnerit”.

“Presim ndeshje të mirë dhe rezultat të favorshëm nga ne”, ka thënë kapiteni Dallku që tani është edhe rekorder, si me 6 paraqitje, si me 2 gola të shënuar në Evropë nga Prishtina.

Takimi Prishtina - St Joseph’s luhet nga ora 20:45 në stadiumin 'Fadil Vokrri". /Zëri.info