Mirel Josa: Prishtina është gati, këtë futbollist nuk e kam llogaritur nga fillimi

Mirel Josa: Prishtina është gati, këtë futbollist nuk e kam llogaritur nga fillimi

Sport June 27, 2019 - 00:11
Zbuloni detajet

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa ka folur para ndeshjes me St Joseph’s, ku ka kërkuar nga skuadra që të ketë kujdes.

Ai e di që kundërshtari do të mbrohet dhe kërkon maksimumin nga kjo përballje.

“Në jemi të përgatitur duke e ditur se kemi mungesa nga fillimi i fazës përgatitore dhe lojtarët që janë stërvitur më tepër gjatë kësaj faze do të jenë të gatshëm për ekipin. Kjo ndeshje ka specifikën e eliminimit direkt, gjithashtu këto si skuadra kundërshtare kanë njëfarë shije nga ndeshjet e vjetshme që ne e kemi luajtur me rivalin e tyre siç është FC Europa”.

“Dhe, duhet të them që duhet parë gjërat me shumë kujdes, është ndeshje vajtje-ardhje dhe do të kemi përball skuadër që do të mbrohet mirë”.

“Khalid-in nuk e kam llogaritur që nga fillimi, sepse nuk ka bërë asnjë stërvitje me grupin, se kush do të luaj mund të provojnë të supozojnë (gazetarët), por me rëndësi është që ta kem gjithë skuadrën të impenjuar siç e kam pasur gjatë kësaj periudhe gjysmëpërgatitore që kemi bërë”.

Image

“Unë jam i kënaqur me punën që kanë bërë djemtë atje (në Pejë) , si me lojtarët që kanë ardhur, por jo vetëm për Evropa Ligë, por ne kemi punuar edhe për kampionat”.

“Kështu që të shohim si do të shkojnë gjërat, duhet të jemi të kujdesshëm, sepse nuk fitohen ndeshjet pa u luajtur duke parë se çfarë do të bëjmë në ndeshjen e parë e ku unë dua të kem skuadrën sa më të përqendruar, sepse edhe niveli i skuadrave çfarë do qoftë, edhe ato nga Gjibraltari, nga viti në vit vjen t’u u rritë. Edhe ne kërkojmë rritje nga viti të vit, por do të shohim si do të shkojnë punët”, ka thënë kryetrajneri Josa i cili është kryetrajneri shqiptar me përvojën më të madhe ndërkombëtare.

Takimi Prishtina - St Joseph’s luhet të enjten nga ora 20:45 në stadiumin 'Fadil Vokrri". /Zëri.info 

Image

Image