Zyrtare: Talenti portugez Joao Fleix transferohet në Spanjë për 126 milionë euro

Zyrtare: Talenti portugez Joao Fleix transferohet në Spanjë për 126 milionë euro

Sport June 27, 2019 - 00:42
Zbuloni detajet

Klubi i madh portugez, Benfika e ka zyrtarizuar me anë të një komunikate për shtyp së futbollisti i tyre, Joao Felix ka nënshkruar për Atletico Madridin për një shumë të madhe 126 milionë euro.

Talenti 19 vjeçar ishte njëri prej më të mirëve për Benfican sezonin e kaluar, ku shënoi 15 gola në 26 paraqitje të Primeira Liga, duke ndihmuar “Shqiponjat” portugeze për ta fituar titullin.

Image

Kjo shumë është e jashtëzakonshme pasi që ky është sezoni i tij i parë me skuadrën profesionale, pasi që para një viti ai luante për Benfica B.

Joao Felix është kërkuar edhe nga skuadra të tjera europiane, nga dy klubet e Manchesterit, por Atletico ka blerë blerjen më të shtrenjtë deri me tani në këtë sezon. /Zëri.info

Image