Rashica tregon forcën, kjo është fitorja e radhës te Werderi

Rashica tregon forcën, kjo është fitorja e radhës te Werderi

Sport korrik 10, 2019 - 14:23

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës së Werder Bremenit, Milot Rashica i ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme përgatitjet për edicionin e ri, shkruan Zëri.info.

Rashica i cili tash e një javë i ka nisur stërvitjet me skuadër gjermane ka postuar një foto me një pjesë të bashkëlojtarëve, derisa e ka cilësuar si “ekipi fitues”.

Rashica tashmë po cilësohet si njëri nga futbollistët kryesor në skuadrën gjermane dhe nga ai tifozët e Werderit presin shumë, edhe pse lehtë mund të ndodhë që Rashica t'i bashkëngjitet ndonjë klubi tjetër të madh, pasi kërkesat për të kohëve të fundit janë shtuar shumë./Zëri.info