Nëse kalon TNS-n, përveç Copenhagenit ja me cilën skuadër tjetër mund të takohet Feronikeli

Nëse kalon TNS-n, përveç Copenhagenit ja me cilën skuadër tjetër mund të takohet Feronikeli

Sport korrik 10, 2019 - 14:49

Skuadra e Feronikelit ka marrë një rezultat tejet pozitiv në ndeshjen e parë të rrethit të parë të Ligës së Kampionëve duke barazuar me TNS në Uells me rezultat 2:2 dhe me të drejtë po pritet kualifikimi i kampionëve të Kosovës në rrethin e dytë, shkruan Zëri.info.

Por çfarë e pret skuadrën e “Niklit” nëse veç kalon tutje. Në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve Feronikeli do të ndeshet me Copenhagenin, dhe nëse eliminohet, që gjasat janë mese reale kur dihet forca e Copenhagen-it, Nikli do të shkonte në rrethin e tretë te Ligës së Evropës, çka i bie që vërtet do të kemi një tjetër ndeshje të madhe për kampionët e Kosovës, por sigurisht edhe përfitimet do të ishin marramendëse.

Nikli tash e ka të qartë se çfarë e pret dhe tashmë është mobilizuar maksimalisht për ta shkruar historinë mdaj TNS-s dhe në këtë mënyrë të ketë shansin luajë me skuadra jashtëzakonisht të mëdha./Zëri.info